Kurti takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare

Aktuale

Kurti takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 14:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Kurti e falënderoi komisionerin Kamp për angazhimin e gjatë të OSBE-së në Kosovë dhe theksoi përparimin e arritur në fushat e të drejtave të njeriut, demokratizimit dhe sigurisë.

Ai theksoi zhvillimin e vendit si një nga demokracitë më të avancuara në Ballkanin Perëndimor dhe përkushtimin ndaj rritjes ekonomike dhe mirëqenies sociale dhe sigurisë.

Më tej, kryeministri në detyrë, Albin Kurti nënvizoi kornizën kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës që garanton të drejta dhe përfaqësim për komunitetet, përtej standardeve ndërkombëtare, duke theksuar nevojën që këto të drejta të shfrytëzohen për integrim.

Ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me OSBE-në, transmeton KosovaPress.

Në këtë takim, bashkë me kryeministrin ishte edhe ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat