Haradinaj për personat e pagjetur: Qëndrojmë të palëkundur në kërkim të së vërtetës

Aktuale

Haradinaj për personat e pagjetur: Qëndrojmë të palëkundur në kërkim të së vërtetës

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 10:36
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në Ditën për Personat e Zhdukur, ka thënë se personat e pagjetur në Kosovë, nuk janë thjesht numra, por janë plagë e hapur për kombin, dhe dhimbje që vazhdon edhe shumë vite pas çlirimit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Kosova qëndron e palëkundur në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë së munguar.

“Në ditën kur bota kujton personat e zhdukur, zemrat tona rrahin bashkë me familjet që ende presin të dashurit e tyre.

Motrat, vëllezërit dhe fëmijët tanë të pagjetur nuk janë vetëm numra. Ata mbeten plagë e hapur për kombin, dhimbje që vazhdon edhe shumë vite pas çlirimit. Ne qëndrojmë të palëkundur në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë së munguar. Jemi gjithmonë bashkë!”, ka shkruar i pari i AAK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat