Osmani: S’e kam lexuar artikullin e Bashës, ma ka thënë respektin për UÇK
Presidentja Vjosa Osmani është pyetur për artikullin e Dimal Bashës ndaj UÇK-së dhe ka thënë se përgjigja e tij për rastin është vendimtare.
Ajo ka thënë se duhet luftuar dezinformimi dhe propaganda ndaj luftës së UÇK-së.
“Nuk e kam lexuar ende, i kam dëgjuar shqetësimet dhe besoj që përgjigja që ai e ka dhënë është përgjigja që duhet ta merrni sepse si presidente e vendit nuk kam mundësi të merrem me punimet të cilat politikanët e Kosovës i kanë bërë në kohën kur kanë qenë student.
Si kryetar i kuvendit, Basha vazhdimisht ma ka konfirmuar respektin e plotë dhe të madh për sakrificën e popullit të Kosovës që është bërë për liri, për luftën e drejt të UÇK-së dhe natyrisht që ne do të bashkëpunojmë për mbrojtjen e kësaj lufte nga dezinformimi dhe propaganda e vazhdueshme serbe dhe nga pretendimet për ta rishkruar historinë”, ka thënë ajo.
Osmani thotë se Kuvendi s’duhet të bllokohet për moszgjedhjen e një nënkryetari serb
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje në lidhje me komentet e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Osmani në konferencë për media të martën, tha se Kuvendi aktualisht ka kuorum dhe se bllokimi i këtij institucioni vetëm pse nuk është zgjedhur një nënkryetar nga komuniteti serb, cenon në mënyrë serioze themelet e shtetit.
“Bllokimi i konstituimit te Kuvendit për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari nga komuniteti serb, ani pse Kuvendi ka kuorum do të cenonte në mënyrë serioze vetë themelet dhe vlerat që është ndërtuar republika jonë… përderisa kryesia ka kuorum dhe kuvendi ka zgjedhur kryetarin, andaj Kuvendi nuk duhet të bllokohet”, theksoi ajo.
Bllokada në Kuvend, Osmani: Cenon themelet mbi të cilat u ndërtua Republika e Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komunitetit serb.
Për këto, Osmani sot ka dorëzuar disa komente në Gjykatën Kushtetuese.
Ajo shpreh se bllokimi i konstituimit të Kuvendit cënon themelet mbi të cilat është ndërtuar Republika e Kosovës.
“Rendi kushtetues i Kosovës bazohet në vlerat siç janë: Demokracia, respektimi i të drejtave të njeriut, sundimi i ligjit dhe ndarja e pushtetit. Siç e dini Republika e Kosovës e ka sistemin më të avancuar në tërë kontinentin evropian për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve. MIrëpo këto të drejta nuk mund të abuzohen në një mënyrë që shkelin edhe vet qëllimin e tyre”, deklaroi ajo para mediave.
Dërgimi i komenteve në Kushtetuese, Presidentja Osmani mban konferencë për media
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, me fillim nga ora 12:00 do të mbajë një konferencë për media.
Sot ajo do t’i jap komentet e saj në Gjykatën Kushtetuese lidhur me çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.
Të premten e kaluar, Kushtetuesja e aprovoi kërkesën e dorëzuar nga Lista Serbe për vendosjen e një mase të përkohshme lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.
Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 30 shtator 2025.
Sipas këtij aktvendimi, masa e përkohshme ka për qëllim të ndalojë rrjedhjen e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, i përcaktuar në një nga aktgjykimet e mëhershme të Kushtetueses.