Nisma hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale

Aktuale

Nisma hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale

Më: 13 shtator 2025 Në ora: 14:58
Fatmir Limaj

Nisma Socialdemokrate ka hapur fushatën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Nisma në zgjedhjet e 12 tetorit do të garojë me afër 400 kandidatë për Asamble dhe 6 kandidatë për kryetarë komunash.

Kandidatja për kryetare të Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku tha se Vushtrria ka nevojë për një kryetar të vërtetë.

“Edhe për mua sot është një epokë e re, është një nismë e re. E mora besimin nga kryetari Limaj dhe hyra në këtë garë sepse Vushtrria ka nevojë për një kryetar të vërtetë. Fatkeqësisht në Vushtrri qeverisjen nuk e kryen kryetari por e nënshkruan kryetari”, tha Izmaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat