Mekuli: Lista Serbe po glorifikon terroristin Radoiçiq, ndërkombëtarët heshtin

Aktuale

Mekuli: Lista Serbe po glorifikon terroristin Radoiçiq, ndërkombëtarët heshtin

Nga: A.SH Më: 14 shtator 2025 Në ora: 07:29
Fushata e Listës Serbe

Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar ndaj sloganit të Listës Serbe “Të gjithë për vëllaun Milan”, duke e quajtur glorifikim të kryeterroristit Milan Radoiçiq.

Ai ka pyetur se si mund të formohet qeveri me një parti të tillë dhe ka kritikuar heshtjen e ndërkombëtarëve.

“Nëse ky maskarrallëk quhet normalizim, atëherë është normalizim i tradhtisë dhe përuljes para Beogradit”, ka shkruar Mekuli.

Postimi i plotë:

“Të gjithë për vëllaun Milan.”

Ky është slogani i Listës Serbe në zgjedhjet lokale të Kosovës. Një parti që glorifikon hapur kryeterroristin Milan Radoiçiq, njeriun që me 300 ushtarë serbë nga Beogradi hyri në Kosovë, maleve e kodrave, e para hundëve të KFOR-it, për të copëtuar e vra Kosovën.

Pyetja ime është e thjeshtë: a duhet të formohet qeveri me një parti të tillë?

A e di ambasadokracia se kë po mbron, apo bën sikur nuk sheh? Çfarë demokracie është kjo, kur krimi shndërrohet në slogan elektoral, e ndërkombëtarët heshtin?

Nëse ky maskarrallëk është “normalizim”, atëherë është vetëm normalizimi i tradhtisë dhe i përuljes para Beogradit. Kosova nuk ka nevojë për qeveri që madhërojnë terroristë, as për tutorë që e shesin stabilitetin mbi kurrizin e saj.

A është kjo "vlera perëndimore"? Këto janë pyetje që presin përgjigje: jo nga populli që e di të vërtetën, por nga ata që e manipulojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat