Kryediplomatja finlandeze dhe kryesuesja e OSBE-së viziton Kosovën

Aktuale

Kryediplomatja finlandeze dhe kryesuesja e OSBE-së viziton Kosovën

Më: 16 shtator 2025 Në ora: 06:58
Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, njëkohësisht kryesuesje e OSBE-së, Elina Valtonen

Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, njëkohësisht kryesuesje e OSBE-së, Elina Valtonen, viziton Kosovën.

Sot, në orën 09:20, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e pret në takim.

Po ashtu ajo do takohet me përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të Akademisë së Dialogut të OSBE-së, KFOR-it dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Kryesuesja Valtonen do të t’ju drejtohet mediave në selinë e Misionit të OSBE-së në Kosovë, në ora 11:45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat