IPK: Nuk kemi rekomanduar suspendimin e policëve në rastin e Bashës

Aktuale

IPK: Nuk kemi rekomanduar suspendimin e policëve në rastin e Bashës

Më: 16 shtator 2025 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Gjatë të martës mbrëma, ishte raportuar se katër policë janë suspenduar për shkak se ata kanë krijuar një grup të mbyllur mes kolegësh dhe kanë bërë shaka me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Lidhur me këtë kishte reaguar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj.

Ai këtë veprim e ka cilësuar si veprim të motivuar politikisht.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj tha se masat e marra ndaj policëve janë dëshmi e ndërhyrjes politike, që sipas tij fillimisht kanë ardhur nën ndikimin e Presidencës dhe tash, siç u shpreh ai, “nga kërkushi hiç”.

“Masat ekstreme që ishin marrë për katër policë janë dëshmi e ndërhyrjes së pastër politike, me qëllim të ushtrimit të diktatit me masa arbitrare, më parë nga Presidenca dhe tash nga kërkushi hiç. Kurdo që të konstituohet Kuvendi, interpelanca është e domosdoshme për kidnapuesin e zyrës së Ministrisë së Brendshme. Policia nuk është vegël përmes së cilës herë dëshironi të tregoni ‘muskuj’ e herë i shtypni sipas agjendave tuaja politike ditore”, shkroi Haradinaj.

Megjithatë, Inspektoratin Policor të Kosovës, ka bërë të ditur se në këtë rast, nuk ka rekomanduar suspendimin e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat