Njëmbëdhjetë ditë fushatë për zgjedhjet lokale, kjo është agjenda e partive politike

Aktuale

Njëmbëdhjetë ditë fushatë për zgjedhjet lokale, kjo është agjenda e partive politike

Më: 24 shtator 2025 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale edhe sot në ditën e njëmbëdhjetë, duke mbajtur tubime dhe takime me qytetarë për të shpalosur plan programet për qeverisjen katër vjeçare në komuna.

Për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5,626 kandidatë, prej të cilëve 206 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë 420 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Sipas njoftimit të subjekteve politike, kjo është agjenda e partive politike për ditën e sotme:

Lëvizja Vetëvendosje

Vizitë 5 bizneseve në Topanicë, Kamenicë. (Ora 14:00)

Tubim në fshatin Kryshevc/ Shkolla e fshatit, Obiliq. (Ora 19:00)

Tubim në Ribar të madh, Lipjan. (Ora 20:00)

Partia Demokratike e Kosovës

1. Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Kaçanikut. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. (Vendi: Fusha e sportit në lagjen “Hajdari”, Koha: 18:30)

2. Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Ferizajt. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. (Vendi: Restaurant “Eleganti”, Koha: 20:00)

3. Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Prizrenit. (Vendi: Shkolla Fillore “Ekrem Rexha”, Lubizhdë, Koha: 18:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës

Gjakovë (Vendi: Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”), ora 18:00

Partia Socialdemokrate

Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini prezanton një nga pikat e programit. (Ulpianë, ora 11:15)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat