Rrahja brenda Komunës së Prishtinës – deklarohen nga Policia: Tre persona janë shoqëruar që ishin të përfshirë në rast
Një incident i rëndë është raportuar këtë të martë në ambientet e Komunës së Prishtinës, ku pas një përleshjeje fizike mes zyrtarëve komunalë, Fehmi Kupina ka përfunduar në spital, pasi dyshohet se është goditur nga Sami Salihu, asamblist i LDK-së.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi se rreth orës 10:30 është pranuar një informatë për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
“Me të marrë informatën, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar tre persona që ishin të përfshirë në rast.
Aktualisht po vazhdon puna hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë këtë ngjarje,” deklaroi Pllana.
Fehmi Kupina, viktima e përleshjes së sotme në Komunën e Prishtinës
Media mëson ekskluzivisht se personi që ka përfunduar me lëndime pas incidentit të sotëm në objektin e Komunës së Prishtinës është zyrtari Fehmi Kupina.
Ai është goditur me shishe në kokë nga Sami Salihu, djali i ish-zyrtarit Fehim Salihu, menjëherë pas seancës së Kuvendit Komunal, ku i pranishëm besohet se ishte edhe kryetari Perparim Rama.
Kupina ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa incidenti ka shkaktuar tensione të mëdha brenda Komunës. Policia është njoftuar dhe pritet të dalë me detaje lidhur me rastin.
Kush është Fehmi Kupina?
Fehmi Kupina është kryesues i Kuvendit Komunal.
Ai ka dhënë dorëheqje nga LDK-ja dhe ka themeluar një parti të re, “Lidhja për Prishtinën”.
Përleshje në Komunën e Prishtinës, përfundon në spital një zyrtar
Një incident i rëndë ka ndodhur sot brenda objektit të Komunës së Prishtinës, ku një përplasje fizike ka degjeneruar në dhunë.
Sipas burimeve, pas seancës së Kuvendit Komunal ka shpërthyer një konflikt, ku Sami Salihu, djali i Fehim Saliut, ka goditur me shishe në kokë zyrtarin Fehmi Kupina, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Për pasojë, Kupina ka përfunduar në spital.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash dhe ka shkaktuar tensione të mëdha brenda Komunës.
Policia është njoftuar dhe pritet të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.