Sulmi i asambleistit të Përparim Ramës ndaj Fehmi Kupinës – reagon ashpër Çeku

Aktuale

Sulmi i asambleistit të Përparim Ramës ndaj Fehmi Kupinës – reagon ashpër Çeku

Më: 24 shtator 2025 Në ora: 15:38
Hajrulla Çeku

Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sami Salihu, dyshohet se e ka sulmuar me shishe qelqi kryesuesin e Kuvendit, Fehmi Kupina, i cili në këto zgjedhje po kandidon me partinë e tij, “Lidhja për Prishtinën”.

Lidhur me rastin ka reaguar kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku.

Ai është shprehur se “Lajmi për dhunë në ambientet e Kuvendit Komunal të Prishtinës është shumë shqetësues”.

Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës sot sulmoi njeriun që udhëheq Kuvendin Komunal, Fehmi Kupina.

“Përveç që është e papranueshme, kjo sjellje shkon kundër parimeve politike, ku dallimet në pikëpamje janë vlerë e shtuar”, tha Çeku, duke u bërë thirrje organeve kompetente që të marrin masa dhe të ndëshkojnë dhunuesit.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi për Insajderin se rasti ka ndodhur rreth orës 10:30, kur policia ka marrë informacion për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

“Me të marrë informatën, policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar tre persona të përfshirë në rast”, tha Pllana, duke shtuar se hetimet janë ende në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat