Grupi i besimtarëve nga Kosova që u nisën për në tokat e shenjta ka mbërritur me sukses në Xhide

Aktuale

Grupi i besimtarëve nga Kosova që u nisën për në tokat e shenjta ka mbërritur me sukses në Xhide

Më: 4 tetor 2025 Në ora: 16:48
Grupi i besimtarëve nga Kosova që u nisën për në tokat e shenjta ka mbërritur me sukses në Xhide

Grupi i besimtarëve nga Kosova që u nisën për në tokat e shenjta ka mbërritur me sukses në Xhide dhe më pas është akomoduar në hotelet e tij në Medinë, bëri të ditur Bashkësia Islame e Kosovës.

Sipas njoftimit të BIK-ut, udhëtimi ka kaluar pa asnjë pengesë, falë fluturimit direkt nga Prishtina në Xhide, që ka lehtësuar ndjeshëm rrugëtimin e umrexhive.

Besimtarët janë sistemuar në hotele me kushte të përshtatshme dhe komode, ndërsa tashmë kanë nisur kryerjen e ibadeteve.

“Udhëheqësit e grupit, përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, janë pranë umrexhive për të ofruar udhëzime të nevojshme fetare dhe për t’u siguruar që çdo adhurim të kryhet në mënyrën më të mirë dhe më të devotshme”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat