Prokuroria ndan detaje për arrestimin e Shehollit, bastisje në vendbanimin e tij

Aktuale

Prokuroria ndan detaje për arrestimin e Shehollit, bastisje në vendbanimin e tij

Më: 9 tetor 2025 Në ora: 10:14
Fatmir Sheholli

Prokuroria Speciale ka ndarë detaje për arresimin e Fatmir Shehollit, nën dyshime për spiunazh.

I dyshuari është arrestuar në regjionin e Prishtinës, gjatë një operacioni të asistuar edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale.

“Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale. Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordnim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat