Abdixhiku: VV ka thënë që i ka numrat – le ta shohim tash a i ka

Aktuale

Abdixhiku: VV ka thënë që i ka numrat – le ta shohim tash a i ka

Më: 10 tetor 2025 Në ora: 12:44
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Nenad Rashiqit si nënkryetar.

Ai theksoi se për një pozitë kaq të parëndësishme nuk është dashur të humben 35 ditë.

“Për një pozitë kaq të parëndësishme me u vonu, nuk është dashur as një ditë, e jo 35 ditë. Jemi brenda afatit kushtetues dhe ecim tutje.

Partia e parë ka thënë gjithmonë që i ka numrat,  le ta shohim tash a i ka vërtet”, u shpreh Abdixhiku para mediave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat