Procesi i votimit: Asnjë incident deri më tani në veri

Aktuale

Procesi i votimit: Asnjë incident deri më tani në veri

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Procesi i votimit në veri po shkon mirë.

Asnjë incident deri më tani nuk është shënuar në katër komunat veriore.

Kështu ka deklaruar Erduan Baliqi, shef i vlerësimit dhe planifikimit operacional të Drejtorisë së Policisë në veri.

“Nuk e kemi të raportuar asnjë incident. Puna në qendrat e katër komunave veriore po ec pa asnjë pengesë”, deklaroi ai.

“Ne jemi të pranishme me njësitet policore në ato vende dhe po e përcjellim gjendjen nga afër”, shtoi Baliqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat