Pak minuta para mbylljes së votimeve ndalet rryma në disa vendvotime në Obiliq

Aktuale

Pak minuta para mbylljes së votimeve ndalet rryma në disa vendvotime në Obiliq

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 18:49
Foto ilustruese

Po zhvillohen zgjedhjet në vendin tonë.

Pak minuta se të mbyllen qendrat e votimit është ndalur energjia elektrike në disa vendvotime në Obiliq.

Energji elektrike nuk ka në Raskovë, Milloshevë, Mazgit dhe Plemetin.

Në Obiliq deri në orën 17 kanë votuar 10 mijë e 758 persona ose 41.08 për qind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat