Dalin rezultatet preliminare: Aleanca Shqiptare prin në Graçanicë

Aktuale

Dalin rezultatet preliminare: Aleanca Shqiptare prin në Graçanicë

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 20:18
Rezultatet e para në Graçanicë

Kandidati i Aleancës Shqiptare, Leutrim Ajeti po prin në Komunën e Graçanicës pas numërimit të rreth një mijë votave.

Ajeti, i cili u mbështet nga të gjitha subjektet politike shqiptare, ka marrë 52 për qind të votave pas numërimit të 3.52 për qind të votave.

I dyti është kandidati i Listës Serbe, Novak Ziviq me 41 për qind të votave të fituara.

Igor Rashiq i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ka fituar 5.39 për qind të votave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat