Përfundon numërimi i votave për Asamble në Ferizaj, këta janë 5 kandidatët me të votuar

Aktuale

Përfundon numërimi i votave për Asamble në Ferizaj, këta janë 5 kandidatët me të votuar

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 23:00
Foto ilustruese/ Qendër numërimi

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave për Asamble Komunale të Ferizajt.

Bazuar në këto rezultate preliminare, është bërë edhe renditja e 5 kandidatëve me të votuar për Asamblenë Komunale nga tri subjektet kryesore politike në këtë komunë: PDK, Vetëvendosje dhe LDK, raporton IndeksOnline.

Partia Demokratike e Kosovës: Agim Aliu ka marrë 20 mijë e 917 vota, i ndjekur nga Burim Bajrami 1 mijë e 344 vota, Xhevdet Haxhidema me 1 mijë e 167 vota, Amir Muhadini me 1 mijë e 34 vota dhe Sebahate Sadiku me 1 mijë e 30 vota.

Lëvizja Vetëvendosje: Fatbardha Beka 10 mijë e 33 vota, e ndjekur Brahim Osmani me 801 vota, Amir Rexhemi me 549 vota, Hysen Hyseni me 529 vota dhe Yllkë Neziri Hyseni me 461 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës: Visar Azemi 7 mijë e 918 vota, i ndekur nga Besnik Salihu me 438 vota, Jehona Mustafa Krasniqi me 311 vota, Egzona Selmi me 293 vota dhe Sakip Haliti me 289 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat