Rizvanolli: Kosova e Gjermania vazhdojnë partneritetin mbi vlera evropiane

Aktuale

Rizvanolli: Kosova e Gjermania vazhdojnë partneritetin mbi vlera evropiane

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 23:55
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Kosovë me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Në një postim në 'X', ajo ka theksuar se Kosova dhe Gjermania do të vazhdojnë të forcojnë partneritetin e tyre të bazuar në demokraci dhe vlera të përbashkëta evropiane.

"35 vjet të bashkimit gjerman dhe rreth 35 orë që kur ambasadori Rainer Rudolph paraqiti letrat kredenciale në Kosovë.

Sot festojmë ribashkimin e Gjermanisë dhe mirëpresim përzemërsisht ambasadorin, ndërsa vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë të bazuar në demokraci dhe vlera të përbashkëta evropiane", ka shkruar Rizvanolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat