Ish-komandanti i UÇK-së pëson komplikacione gjatë tubimit, shoqërohet me autoambulancë

Aktuale

Ish-komandanti i UÇK-së pëson komplikacione gjatë tubimit, shoqërohet me autoambulancë

Më: 17 tetor 2025 Në ora: 19:22
Isuf Morina, ish-profesor i gjuhës shqipe dhe ish-komandant i UÇK-së nga Malisheva shoqërohet ne autoambulance

Gjatë protestës së mbajtur këtë pasdite në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, një qytetar nga Kosova, pjesëmarrës në tubimin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, është ndjerë keq dhe ka kërkuar ndërhyrje urgjente mjekësore.

Bëhet fjalë për Isuf Morinën, ish-profesor i gjuhës shqipe dhe ish-komandant i UÇK-së nga Malisheva.

Në momentin që ka ndjerë shqetësime, ai ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila ka njoftuar urgjencën. Autoambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe Morina ka marrë ndihmën e parë.

Një familjar i tij sqaroi për mediat se gjendja e Morinës është e qëndrueshme dhe se bëhet fjalë për lodhje, për shkak të rrugës dhe mungesës së ushqimit. “Është lodhur, nuk ka ngrënë ushqim por është mirë. Jemi nisur që në mëngjes. Ambulanca erdhi menjëherë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat