Tahiri publikon mesazhin me Abdixhikun: Marrëveshja e koalicionit të mos bëhet publike

Aktuale

Tahiri publikon mesazhin me Abdixhikun: Marrëveshja e koalicionit të mos bëhet publike

Më: 24 tetor 2025 Në ora: 22:46
Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë Xhafer Tahiri/ Foto nga Facebook

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka dhënë detaje tjera nga konsultimet e tij me Lumir Abdixhikun në lidhje me koalicionin për Vushtrri.

Tahiri ka thënë se ka arritur marrëveshje për balotazh me Lëvizjen Vetëvendosje me dijen e Lumir Abdixhikut, ndonëse ky i fundit një marrëveshje të tillë e ka quajtur të pavlefshme.

Ai ka publikuar edhe një mesazh nga kryetari Abdixhiku me kërkesën që marrëveshja e koalicionit të mos bëhej publike.

Image
Tahiri publikon mesazhin me Abdixhikun

“Po më thonë që marrëveshjen doni ta bëni publike, nuk bën asnjë marrëveshje të bëhet publike, Xhafë”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat