Anëtari i Kryesisë së GUXO, Kujtom Hajdaj, ka reaguar pas incidentit mes deputetit Armend Zemaj dhe një qytetari, duke e cilësuar gjuhën e ofendimeve dhe provokimeve si shqetësuese për shoqërinë shqiptare.
Hajdaj thekson se situata mund të ishte evituar me qetësi dhe maturi, duke nënvizuar rëndësinë e përgjegjësisë së përfaqësuesve të popullit.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Rasti që ndodhi mes deputetit Armend Zemaj dhe qytetarit apo mergimtarit në fjalë, s'duhet të lë askënd asnjanës kjo për faktin se gjuha e ofendimeve dhe provokimeve po merrë hov shqetësues në shoqërinë tonë shqiptare. Është akt i pa pranueshëm nga të dy anët.
Po shoh e dëgjoj tulifar gjykime duke i akuzuar apo lavdëruar qoftë njërin qoftë tjetrin. Jo, kjo s'ashtë esenca e kuptimit të drejtë e rastit në fjalë.
Ashtë shumë keq kur të zezës i thuhet e bardhë...!
Deputeti, në rastin në fjalë Armend Zemaj, ka tjetër përgjegjësi në raport me një qytetar tjetër ngase është përfaqësues i popullit.
S'po flas këtu për militantët. Militantizmi ka krejt tjetër kuptim.
Tash ai qytetari i paska thanë Armendit "rrenc" e ani çka u ba? Sa, e sa herë degjohet kjo fjalë në jetën tonë publike dhe politike. A me groshtu tash njerin për qate fjalë!?
A s'ka mund Armendi thjeshtë me injoru atë qytetar dhe me vazhdu me intervistën..?
Sigurisht se po.
Por jo, na shqiptarët për çdo fjalë goje po dashka me luajt kaubojin e Amerikës.
Prandaj, mua më vie shumë keq për këtë rast që ka ndodhur.., por me një inteligjencë të vogël ka mund të evitohet.
S'thuhet kot kur shkojmë të mjeku: evito sëmundjen se pastaj vështirë shërohet!