​Haziri: Propozimet për kabinetin qeveritar ishin kaotike

Aktuale

​Haziri: Propozimet për kabinetin qeveritar ishin kaotike

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 13:16
Lutfi Haziri

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri derisa ka komentuar emrat e propozuar nga mandatari për formimin e Qeverisës së re, duke i quajtur si propozime kaotike, ka theksuar se askush nuk e ka shumicën politike.

Haziri pas dështimit të mandatarit për të siguruar votat për Qeverinë e re, ka thënë se sot është parë që kemi kuvendi dhe nuk kemi qeveri, gjë që ishte politika e Albin Kurtit që e solli vendin deri këtu.

Haziri: Propozime kaotike

“Propozime kaotike, interesante por krejt kaotike për një kabinet që nuk e merr besimin është vlerësim shumë I rëndë për propozuesit dhe përfundimisht është ajo që kamë thënë gjithmonë, kryeministri del nga LDK-ja”, tha ai.

Ai është pyetur nëse opozita do të mund të sigurojë 61 vota për formimin e qeverisë.

Haziri: Nuk po shoh që dikush e ka shumicë politike

“Është çështje e mirëbesimit të presidentes së republikës, këtë rol ia jep Kushtetuta. Kush mundet me arrit një shumicë politike, mund të ofrohet te presidentja. Unë nuk po shoh që dikush e ka shumicë politike“, tha ai.

Ai shtoi se Kosova është shumë e politizuar për të pas një qeveri teknike, por qeveri të unitetit të cilën e ka propozuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka pas këtë qëllim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat