Tali falënderon Ukrainën pas njohjes së Kosovës nga Siria - ja mesazhi i tij

Aktuale

Tali falënderon Ukrainën pas njohjes së Kosovës nga Siria - ja mesazhi i tij

Nga: A.M Më: 30 tetor 2025 Në ora: 13:33
Driton Tali

Driton Tali ka reaguar pas njohjes së Kosovës nga Siria, duke falënderuar publikisht Ukrainën për rolin e saj të tërthortë në këtë zhvillim diplomatik.

Përmes një postimi në Facebook, ai u shpreh se dobësimi i Rusisë nga Ukraina ka qenë faktor kyç që ka çuar në këtë njohje, duke theksuar se “Ukraina po lufton edhe për neve”.

Ai u befasua se si askush nuk e falënderoi Ukrainën për këtë gjë, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Falemderit Ukrainë!

Për këtë njohje të rëndësishme të Sirisë nuk pash që dikush nga ne ju falemderu Ukrainës!?

Duzhe djakuiu, Ukraïno!

Po mos ta dobësonte Rusinë, duke e sjellur në pozitë që të heqë dorë nga esetët dhe Siria, sigurisht se këtë njohje s'do ta kishim.

Nuk po them kot në vazhdimësi se "Ukraina po lufton edhe për neve!".

Urime njohjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat