Alarmi i Kadri Kryeziut: Zgjedhjet e dhjetorit mund ta fusin vendin në paralizë totale

Aktuale

Alarmi i Kadri Kryeziut: Zgjedhjet e dhjetorit mund ta fusin vendin në paralizë totale

Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 11:50
Kadri Kryeziu

Kadri Kryeziu ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së partive politike në prag të zgjedhjeve të mundshme të dhjetorit, duke paralajmëruar pasoja serioze për vendin nëse buxheti i vitit 2026 nuk miratohet me kohë, përcjell "Bota sot".

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shprehur shqetësimin se vonesat në certifikimin e rezultateve dhe formimin e institucioneve të reja mund ta çojnë Kosovën drejt një “kolapsi dhe paralize institucionale”, ndërsa ka kritikuar partitë që, sipas tij, “sillen sikur janë OJQ, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie publike”.

Postimi i plotë

Nëse në Dhjetor shkohet në zgjedhje, certifikimi i rezultateve mund të ndodhë në fund të janarit apo fillimi i shkurtit 2026. Kur do të konstituohet Kuvendi i ti, kur do të zgjidhet Qeveria e re? A mund të bëhen të gjitha këto para 1 Mars 2026, në mënyrë që të aprovohet buxheti 2026 brenda afateve të fundit ligjore? Me këto parti politike nuk e besoj.

Nëse buxheti 2026 nuk aprovohet tani, me 1 Mars 2026 Kosova kalon në kolaps dhe paralizë institucionale.

Habitem, sinqerisht habitem si disa parti politike sillen thuajse janë OJQ, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie publike. Mbajnë ligjërata e nuk japin zgjidhje.

Fatkeqësi dhe mjerim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat