Komuna e Preshevës në Serbi ka dërguar një telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.
Në mesazhin zyrtar drejtuar Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani shpreh në emër të qytetarëve dhe në emrin e saj personal “ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e një personaliteti të shquar politik që dha kontribut të çmuar në proceset demokratike dhe forcimin e institucioneve të shtetit shqiptar”.
“Në këto momente të dhimbshme, bashkëndjejmë me familjen Nano, me miqtë dhe me mbarë popullin shqiptar kudo që ndodhet.
Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe vepra e tij”, thuhet në telegramin e nënshkruar nga Kryetarja e Komunës së Preshevës.