Sali-Jashari: Kosova dhe Maqedonia, partnere në planin e sigurisë rajonale

Aktuale

Sali-Jashari: Kosova dhe Maqedonia, partnere në planin e sigurisë rajonale

Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 23:18
Zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali u taku me Gjeneral-Lejtënant, Bashkim Jashari, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Bekim Sali, në rolin e anëtarit të grupit parlamentar për bashkëpunim me Aleancën veri-atlantike, ka takuar Gjeneral-Lejtënant, Bashkim Jashari, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sali, i cili pritet të jetë zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, bëri të ditur se ky takim bëhet në suaza të bashkëpunimit që ka Kosova me Maqedoninë e Veriut në planin e sigurisë rajonale.

“Si anëtar i Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Aleancën Veri-Atlantike (NATO), sot kisha kënaqësi ta takoj Gjeneral-Lejtënant, Bashkim Jashari,Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë takim biseduam për bashkëpunimin që e ka Armata e Maqedonisë së Veriut me FSK-në në kuadër të bashkëpunimit veri-atlantik.Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës, përveçse fqinjë të mirë, janë partnerë edhe në planin e sigurisë rajonale”, shkruan Sali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat