LIVE: KQZ publikon rezultatet preliminare – kush po humb me rezultat të ngushtë e kush po fiton bindshëm?

Aktuale

LIVE: KQZ publikon rezultatet preliminare – kush po humb me rezultat të ngushtë e kush po fiton bindshëm?

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 07:12 Përditësuar në ora: 08:49 më 09.11.2025
Balotazhi sot do të zhvillohet në 18 nga 38 komuna sa ka vendi, pasi këto komuna nuk arritën ta zgjedhin kryetarin në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor.

Voton kryeministri në detyrë Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kryer votimin e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Ai ka votuar në Universitetin e Prishtinës, konkretisht në Fakultetin Juridik.

Para mediave, Kurti u shpreh se shpreson që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të marrin pjesë aktive në procesin demokratik.

 “Besoj se sot të gjithë jeni zgjuar herët në mëngjes. Ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e mirë. Republika e Kosovës mban zgjedhjet në raundin e dytë për balotazh në 18 komuna. Unë kam votuar këtu në Prishtinë, në ndërtesën e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës dhe vendimmarrës për kryetarët e komunave dhe për të ardhmen e tyre”, tha Kurti. 

KQZ: Votimi nisi me kohë në të gjitha komunat

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, njoftoi në një konferencë për shtyp se votimi në të gjitha 18 komunat nisi me kohë.

“Materiali zgjedhor dhe fletëvotimet janë shpërndarë me kohë në orët e hershme të mëngjesit në të gjitha qendrat e votimit”, tha Elezi.

Votuesi i parë në Fakultetin e Filologjisë: Uroj që zgjedhjet të jenë të ndershme - të fitojë më i miri

Milot Berisha është votuesi i parë në Qendrën e Votimit 1906 në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.

Teksa tha se procesi i votimit shkoi mirë, Berisha deklaroi se nga ky proces zgjedhor uron të fitoj më i miri kandidat.

“Po e shoh se ka qenë në rregull një organizim në nivel mund të them që uroj të fitoj më i miri të jenë zgjedhje të ndershme dhe korrekte, shpresoj që kushdo që vjen kryetar të mos merret me improvizime, por të punoj me planifikim vizion ta lejojë zhvillimin e qytetit, por gjithmonë duke e ruajtuar vlerat e trashëgimisë sonë”, tha ai.

Në këtë qendër votimi e cila ka gjithsej 9 vendvotime të drejtë vote kanë 7 mije 589.

Ndërsa, në kryeqytet të drejtë votë kanë 222 e 418 qytetarët, prej tyre 222 mijë e 326 votojnë sot në Prishtinë, ndërsa 1 mijë e 727 prishtinas janë regjistruar si votues jashtë vendit.

Nga menaxheri i kësaj qendre votimi, Emanuel Gjolekaj për KosovaPress është konfirmuar se materiali sensitiv zgjedhor, por edhe kamerat kanë ardhur me kohë ndërsa mungon tavolina ndihmëse.

Komuna e Prishtinës ka gjithsej 54 qendra te votimit me gjithsej 268 vendvotime. Ndërsa, ka edhe një qendër të votimit me kusht e cila ka dy vendvotime.

Në rundin e dytë zgjedhor në Prishtinë janë në garë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku.

Në gjithë territorin e Kosovës në balotazh janë 18 komuna. Në këto komuna ku sot do të zhvillohet rundi i dytë i procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale do të zhvillohet në 525 Qendra të Votimit, me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt dhe 18 qendra, nga një për çdo komunë ku mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve, me 20 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.

Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto 18 komuna është 1,316,672 votues.

Gara për kryeqytetin

Gara për kryeqytetin, Prishtinë, pritet ta marrë vëmendjen kryesore në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Kryeqyteti ka qenë për më shumë se një dekadë simbol i rivalitetit mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Në balotazhin e kësaj të diele do të përballen Përparim Rama i LDK-së dhe Hajrullah Çeku i LVV-së.

Dallimi mes tyre në rundin e parë nuk ka mundur të ishte më i vogël, vetëm 0.5 për qind.

Banorët e Prishtinës, me të cilët Radio Evropa e Lirë foli ditë më parë, presin që kryetari i ri t’u japë fund problemeve që prej vitesh e ngarkojnë jetën e përditshme: trafik i ngarkuar, mungesë parkingu, menaxhim i dobët i mbeturinave dhe hapësira publike që po pakësohen.

​Hapet qendra më e madhe e votimit në Prishtinë

Tashmë në Fakultetin Filologjisë të Universitetit të Prishtinës është hapur zyrtarisht kjo qendër votimi e cila është ndër më të mëdha në kryeqytet, raporton KosovaPress.

Në këtë qendër numërimi e cila ka gjithsej 9 vendvotime të drejtë vote kanë 7 mije 589.

Ndërsa, në kryeqytet të drejtë votë kanë 222 e 418 qytetarë, prej tyre 222 mijë e 326 votojnë sot në Prishtinë, ndërsa 1 mijë e 727 prishtinas janë regjistruar si votues jashtë vendit.

Nga menaxheri i kësaj qendre votimi, Emanuel Gjolekaj për KosovaPress është konfirmuar se materiali sensitiv zgjedhor por edhe kamerat kanë ardhur me kohë ndërsa mungon tavolina ndihmëse.

Komuna e Prishtinës ka gjithsej 54 qendra te votimit me gjithsej 268 vendvotime. Ndersa, ka edhe një qendrës votimit me kusht e cila ka dy vendvotime.

Në rundin e dytë zgjedhor në Prishtinë janë në garë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku.

Në gjithë territorin e Kosovës në balotazh janë 18 komuna. Në këto komuna ku sot do të zhvillohet rundi i dytë i procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale do të zhvillohet në 525 Qendra të Votimit, me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt dhe 18 qendra, nga një për çdo komunë ku mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve, me 20 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.

Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto 18 komuna është 1,316,672 votues.

Hapen qendrat e votimit në Mitrovicë të Jugut

Në orën 07:00 të mëngjesit janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Mitrovicën e Jugut, ku sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunës. Gara po zhvillohet mes kandidatëve Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në këtë komunë janë hapur gjithsej 33 qendra votimi, prej të cilave një është qendër me votim me kusht. Të drejtë vote kanë mbi 64 mijë qytetarë.

Në orët e para të mëngjesit procesi po zhvillohet qetë dhe pa ndonjë incident. Në qendrën më të madhe të votimit, në shkollën fillore “Migjeni”, janë hapur 12 vendvotime ku kanë të drejtë vote rreth 12 mijë qytetarë.

Sipas vëzhgimeve në terren, vendvotimet janë të pajisura me të gjitha materialet zgjedhore, ndërsa procesi po monitorohet nga kamerat e sigurisë, praktikë kjo e vendosur që nga zgjedhjet e fundit nacionale.

Vushtrria gati për të hedhur votën

Qytetarët e Vushtrrisë kanë filluar që të hedhin votën e tyre në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Shumë qytetarë atje kanë vendosur që herët të dalin të votojnë.

Një qytetar tha se ka zgjedhur që në orën e parë të hapjen së vendvotimit ta kryej këtë obligim qytetar.

Voton Radoniqi, apelon të respektohen rregullat

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka votuar në balotazhin e sotëm.

Ai ka hedhur votën në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.

Radoniqi ka apeluar për respektim të rregullave dhe rendit në votimet e sotme.

“Uroj të kemi një ditë të qetë të mirë”, tha ai.

Kush kë do ta mposht sot në balotazhin për kryetar të 18 komunave?

Tetëmbëdhjetë komuna janë pjesë e balotazhit për kryetar sot në Kosovë.

Qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur njërën nga dy kandidatët potencialë për udhëheqjen e ardhshme katërvjeçare.

Pjesë e garës janë Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Peja, Rahoveci, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Kllokoti dhe Mamusha.

Një milion e 316 mijë e 672 qytetarë kanë të drejtën e votës në këto 18 komuna. Ky numër i votuesve është i shpërndarë në 507 qendra votimi, me gjithsej 1.628 vendvotime, të cilat do të hapen në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Prishtina do të zgjedhë midis kryetarit aktual Përparim Rama LDK dhe Hajrulla Çekut VV. Këta të dy kanë diferencë prej 518 votash nga raundi i parë - Përparim Rama 33.71 për qind ose 35.595 vota, Hajrulla Çeku 33.21 për qind ose 35.077.

Betejë interesante pritet edhe në Mitrovicën e Jugut ndërmjet Faton Pecit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Arian Tahiri PDK. Diferenca mes tyre në garën e raundit të parë ishte vetëm 122 vota.

Garë e ngushtë pritet edhe në Obiliq midis Xhafer Gashit LDK dhe Halil Thaçit Lëvizja Vetëvendosje, ku diferenca nga raundi i parë është vetëm 233 vota.

Kryetari aktual Alban Hyseni nga VV dhe Arbër Ismajli LDK do të përballen në Gjilan. Alban Hyseni më 12 tetor kishte rreth 7 mijë vota më shumë.

Gjakova do të vendosë ndërmjet dy kandidatëve me të njëjtën emër – Ardian Gjini AAK dhe Ardian Gola VV. Kandidati i partisë së Ramush Haradinajt në raundin e parë ka mbi 6500 vota epërsi.

Bexhet Xheladini LDK e Shaban Shabani PDK do të garojnë për Dragash. Xheladini në raundin e parë ka mbi 2500 vota më shumë se kundërkandidati i tij.

Shaqir Totaj PDK ka mbi 7 mijë vota epërsi ndaj kundërkandidatit Artan Abrashi nga VV-ja nga gara e 12 tetorit në Prizren.

Bali Muharremaj nga AAK në raundin e parë ka më shumë se 4 mijë vota ndaj Ardian Shalës nga LDK-ja para balotazhit në Suharekë.

Vitia është në garë të ngushtë ndërmjet Sokol Halitit të LDK-së dhe Arsim Ademit nga VV. Kandidati i LDK-së ka epërsi nga raundi i parë prej vetëm 944 votash.

Ferit Idrizi nga PDK-ja hyn në garë për kreun e Vushtrrisë me epërsi prej më shumë se 4400 votash nga raundi i parë përballë Sylejman Mehollit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Me një diferencë me më pak se 400 vota garës së balotazhit në Junik më 9 nëntor i hyjnë Ruzhdi Shehu nga LDK-ja dhe Agron Kuçi nga AAK-ja.

Valon Prebreza hyn me rreth dy mijë vota epërsi nga raundi i parë në raport me kandidatin e LDK-së Besnik Osmani për kryetar të Fushë-Kosovës.

Smajl Latifi nga AAK dhe Ali Dula Lëvizja Vetëvendosje garojnë në Rahovec, me epërsinë e kandidatit nga partia e Ramush Haradinajt nga raundi i parë me 2879 vota.

Në Kaçanik gara është midis Sabedin Vishit nga PDK-ja dhe Jeton Rakës nga Lëvizja Vetëvendosje, me epërsi prej rreth 300 votash nga kandidati i partisë së Memli Krasniqit nga raundi i parë më 12 tetor.

Peja vendos midis Gazmend Muhaxherit nga LDK-ja dhe Taulant Kelmendi nga Lëvizja Vetëvendosje. Më 12 tetor, kandidati i partisë së Lumir Abdixhikut ka epërsi prej 7903 votash.

Në Klinë do të vendoset midis Zenun Elezajt nga AAK-ja dhe Sokol Bashtosë nga PDK-ja, me diferencë prej 2454 votash.

Në Mamushë garojnë Abdülhadi Krasniç nga KDTP, i cili ka epërsi prej vetëm 32 vota ndaj Fikret Morina Mamuşa Halk Hareketi. Kllokoti do të vendosë ndërmjet Bozhidar Dejanoviq – Lista Serbe dhe Sreçko Spasiq - Srpska Narodna Sloga (SNS), me diferencë 219 vota nga raundi i parë, ndonëse ky i fundit pati njoftuar se “tërhiqet nga gara”. Megjithatë KQZ ka sqaruar se tërheqja e tij është e vonshme dhe se emeri i tij tashmë ndodhet në fletëvotim.

Votuesit që votojnë jashtë Kosovës, të cilët janë regjistruar tashmë në raundin e parë të zgjedhjeve më 12 tetor, kanë pasur mundësi të votojnë me postë nga 27 tetori deri më 8 nëntor. Votuesit me nevoja të veçanta kanë pasur mundësi të regjistrohen për të votuar nga data 29 tetori deri më 4 nëntor.

Kujtojmë, këto janë zgjedhje të rregullta komunale me mandat katërvjeçar për kryetar. Në raundin e parë është votuar për kryetar dhe asamblistë të komunave. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat