Matoshi: O flaka me ju dalt krejt juve bashke me mahallën e lushtakve se nuk vjedhet Mitrovica!

Aktuale

Matoshi: O flaka me ju dalt krejt juve bashke me mahallën e lushtakve se nuk vjedhet Mitrovica!

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 10:16
Adriana Matoshi

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Adriana Matoshi ka reaguar për rastin e procesit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrën  Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës.

“U mundun me vjedh Mitrovicën me exit-polla 2 herë, por dështun keq! Pas dështimit me exit-polla, e paskan aktivizu prokurorinë.

O flaka me ju dalt krejt juve bashke me mahallën e lushtakve se nuk vjedhet Mitrovica! S’un e ka marrë as Vuçiqi, as Radojçiçi, e as ju tybe kurrë.

Veç sabër, se qysh e ka pastru Albini Veriun, ka me pastru edhe Jugun kismet, se nuk ka shancë me fitu krimi aty ku ka fitu populli! Urime Faton Peci, se lujtën hibridat!”, ka shkruar ajo. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat