Abdixhiku i përgjigjet Tahirit: S’ka me qëndru me një këmbë në LDK, e qafën në një parti tjetër

Aktuale

Abdixhiku i përgjigjet Tahirit: S’ka me qëndru me një këmbë në LDK, e qafën në një parti tjetër

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 22:21
Lumir Abdixhiku dhe Xhafer Tahiri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur në lidhje me veprimin e Xhafer Tahirit.

Ai u shpreh se nuk mund të qëndrohet në LDK me një këmbë, e siç tha “me qafë e sy në një parti tjetër.

“Nuk ka më me qëndru me një këmbë në LDK e me një sy e me një qafë në një parti tjetër”.

“Ose je LDK në tërësi ose nuk je fare. Nuk ka asnjë njeri që vepron kundër interesave të gjithë anëtarësisë sonë”, u shpreh kreu i LDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat