Ja sa vota morën Arian Tahiri e Faton Peci nga votat me kusht dhe me nevoja të veçanta

Aktuale

Ja sa vota morën Arian Tahiri e Faton Peci nga votat me kusht dhe me nevoja të veçanta

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 11:01
Arian Tahiri e Faton Peci

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhje tashmë janë publikuar rezultatet e numërimit të votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Mitrovicës.

 Arian Tahiri i PDK-së nga votat me nevoja të veçanta ka marrë 38 vota, derisa Faton Peci i LVV-së, 26.

Ndërsa sa i përket votave me kusht, Faton Peci i LVV-së ka marrë 70 vota, ndërsa Arian Tahiri i PDK-së vetëm 39.

Kujtojmë se, fitues i këtyre zgjedhjeve ishte Peci, i cili u zgjodh kryetari i ri i Mitrovicës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat