Alban Hyseni thellon fitoren me votat e diasporës

Aktuale

Alban Hyseni thellon fitoren me votat e diasporës

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 14:38
Alban Hyseni

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thelluar fitoren në këtë komunë edhe me votat e diasporës.

535 mërgimtarë votuan për Hysenin, derisa 208 prej tyre, sipas rezultateve të KQZ-së, votuan Arbër Ismajlin e LDK-së.

Bazuar në rezultatet e përmbledhura që ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Alban Hyseni ka fituar bindshëm në Gjilan, me 22 mijë e 921 vota.

Arbër Ismajli nga ana tjetër ka siguruar 14 mijë e 502 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat