Sallahu kritikon Kushtetuesen për vonesën në vendimin për Byronë Shtetërore

Aktuale

Sallahu kritikon Kushtetuesen për vonesën në vendimin për Byronë Shtetërore

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 18:05
Foto arkiv/ Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu ka shkruar në lidhje me Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai ka thënë se kanë mbetur më pak se një muaj që të bëhet një vit që kur opozita i ka dërguar në Kushtetuese, tri nene të këtij Projektligji, ndërsa siç ka thënë Sallahu ende nuk ka shqyrtim e as vendim.

“Si rrjedhojë e kësaj ka heshtje e cila krijon terren të përshtatshëm ditor që pasuria e pajustifikueshme të mbetet e paprekur, duke sfiduar qytetarët e ndershëm dhe duke e dobësuar njëkohësisht besimin në shtetin ligjor. Lufta kundër korrupsionit është luftë për dinjitetin e shtetit tonë dhe dinjiteti nuk mund të vonohet. Andaj, secila vonesë e paarsyeshme e saj nënkupton cenim të ndarjes dhe funksionimit të pushteteve dhe dëmtim të parimeve të funksionimit të shtetit të së drejtës në përgjithësi”, ka shkruar Sallahu. 

Postimi i plotë:

Kanë mbetur më pak se një muaj që të bëhen 1 vit që kur opozita i ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese vetëm 3 nene të Projektligjit pë Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ende ska shqyrtim, ende s’ka vendim. Si rrjedhojë e kësaj ka heshtje e cila krijon terren të përshtatshëm ditor që pasuria e pajustifikueshme të mbetët e paprekur, duke sfiduar qytetarët e ndershëm dhe duke e dobësuar njëkohësisht besimin në shtetin ligjor.

Lufta kundër korrupsionit është luftë për dinjitetin e shtetit tonë dhe dinjiteti nuk mund të vonohet.

Andaj, secila vonësë e paarsyeshme e saj nënkupton cenim të ndarjes dhe funksionimit të pushteteve dhe dëmtim të parimeve të funksionimit të shtetit të së drejtës në përgjithësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat