12 vjeçari sulmoi 14 vjeçaren – Detaje nga therja me thikë mes nxënësve në Prizren

Aktuale

12 vjeçari sulmoi 14 vjeçaren – Detaje nga therja me thikë mes nxënësve në Prizren

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 20:17
Spitali Rajonal i Prizrenit

Mësimin e përfunduan si zakonisht në 12:30.

Por për një nxënëse të klasës së tetë, rruga për në shtëpi nuk qe e zakontë.

Ajo u therr me thikë, nga një nxënës tjetër i shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Fadil Hisari” në Prizren.

“Më datë 17.11.2025, rreth orës 12:55, është raportuar për një mosmarrëveshje mes dy të miturve në një shkollë fillore në Prizren, gjatë së cilës njëri prej tyre ka përdorur mjet të mprehtë duke e plagosur tjetrin. I dyshuari (12 vjeç ), është sjellë në stacion policor nga familjarët dhe me të janë marrë hetuesit e delikuencës së të miturve. Të dy janë nxënës të shkollës së njëjtë. Rasti është në trajtim”, ka thënë Bytyqi.

Trajtimin e parë nxënësja e mori në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Pacientja është pranuar të hënën. Pas trajtimit mjekësor është transferuar në Kliniken Torakale. Gjendja e saj është stabile”, është shprehur Syla.

E ndihmën e parë, 14 vjeçares ia dhanë mësimdhënësit e saj.

Se si u mobilizuan personeli i shkollës për këtë incident të ndodhur ani pse jashtë objektit shkollor, tregon drejtori i shkollës “Fadil Hisari”.

Drejtori Axhillari, shpjegon se në koordinim me Drejtorinë e Arsimit, do të vendosin në lidhje me masat ndaj nxënësit 12 vjeçar.

Televizioni ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Prizren për veprimet e saj për këtë rast, por nuk kanë kthyer përgjigje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat