Serbia zgjat konkursin për punësime, Jashari e vlerëson përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Aktuale

Serbia zgjat konkursin për punësime, Jashari e vlerëson përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Më: 27 nëntor 2025 Në ora: 23:36
Avokati, Arbër Jashari

Avokati, Arbër Jashari ka thënë se njoftimi i institucioneve të Serbisë për zgjatje të konkursit për punësim në sistemin paralel shëndetësor në Kosovës është vazhdim i përpjekjeve  të Serbisë për ndërhyrje në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Ai ka thënë se kjo është një mënyrë për t’i mbajtur njerëzit e varur dhe të kushtëzuar.

“Institucionet paralele kanë njoftuar sot,  se procesi i përzgjedhjes se konkursit të tetorit 2025,  për punësim në të ashtuquajturin Institutin e Shëndetit Publik në Mitrovicën e Kosovës, shtyhet deri në janar 2026, “për shkak të numrit të madh të aplikimeve”. S’do shumë mend për të kuptuar që kjo është një mënyrë tjetër për t’i mbajtur njerëzit e varur dhe të kushtëzuar – këtë herë për zgjedhjet e përgjithshme të 28 dhjetorit.

Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës garantojnë zgjedhje të lira dhe demokratike. Por këto parime bien në ujë kur komuniteti serb nuk ka mundësinë të zgjedhë lirshëm, pa presione dhe pa dirigjim politik nga Beogradi”, ka shkruar Jashari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat