Rama përkujton 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit: Heroi që u kthye në flamur i sakrificës

Aktuale

Rama përkujton 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit: Heroi që u kthye në flamur i sakrificës

Më: 28 nëntor 2025 Në ora: 14:06
Komandanti legjendar Adem Jashari

Kryeministri Edi Rama, ka përkujtuar 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama e cilëson komandantin legjendar si heroi që u kthye në flamur të sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare.

“Sot kujtojmë edhe 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, heroit që lindi në Ditën e Flamurit dhe u kthye në flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare“, shkruan Rama në rrjete sociale.

Në nder të tij, homazhe janë kryer në Kompleksin Memorian “Adem Jashari”, në Prekaz, ku morën pjesë Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare, FSK, si dhe anëtarë të PDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat