Maqedonci, pjesë e ministerialit ‘Karta e Adriatikut’, në Sarajevë

Aktuale

Maqedonci, pjesë e ministerialit ‘Karta e Adriatikut’, në Sarajevë

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndodhet në Sarajevë me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zukan Helez, për të marrë pjesë në punimet e ministerialit të iniciativës SHBA - Karta e Adriatikut (A5).

Gjatë qëndrimit të tij, Maqedonci, në një postim në Facebook, njofton se mori pjesë së bashku me ministrat dhe përfaqësuesit e ministrive të Mbrojtjes të vendeve të A5 në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të formimit të Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ky takim ministror synon forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes vendeve të rajonit dhe avancimin e iniciativave të përbashkëta për siguri dhe stabilitet në Ballkan.

Postimi i plotë:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat