AAK-së i bashkohet motra e heroinës Mervete Maksutaj

Aktuale

AAK-së i bashkohet motra e heroinës Mervete Maksutaj

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 19:45
Ramush Haradinaj/ Mervete Maksutaj

Në listën e kandidatëve për deputet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, është shtuar Hidajete Maksutaj, pikërisht në datën e rënies së motrës së saj heroinë, Mervete Maksutaj.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i uroi mirëseardhje “në shtëpinë e saj”:

Listën e Aleancës e ka nderuar Hidajete Maksutaj, pikërisht sot, në datën e rënies së motrës së saj heroinë Mervete Maksutaj.

Jo rastësisht, në Aleancë bashkohen vlerat më të larta kombëtare, ata që Kosovën e kanë atdhe të vetëm dhe që e kanë mbrojtur me gjakun e më të dashurve të tyre.

Hidajete, kontributi yt dhe i familjes tënde është dëshmi dhe model që Kosovës i ka hapur rrugën e lirisë e ndërtimit. Jemi bashkë edhe në këtë rrugëtim të radhës, për atë që ëndërruam si popull: demokraci, zhvillim e integrim.

Mirësevjen në shtëpinë tënde, paç faqen e bardhë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat