Zafir Berisha hyn në zgjedhjet e 28 dhjetorit përkrah AAK-së, sulmon ashpër PDK-në dhe VV-në

Aktuale

Zafir Berisha hyn në zgjedhjet e 28 dhjetorit përkrah AAK-së, sulmon ashpër PDK-në dhe VV-në

Nga: A.SH Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 20:03
Foto nga takimi

Zafir Berisha ka njoftuar se do të garojë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke u rreshtuar përkrah Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Ramush Haradinajt. Ai ka deklaruar se synon të “luftojë të keqen që e ka kapluar Kosovën”, duke e quajtur Vetëvendosjen “sekt politik që ka mashtruar qytetarët”.

Berisha njëkohësisht ka sulmuar ashpër PDK-në, duke e cilësuar kandidatin Bedri Hamza si “kandidat kukull” të dirigjuar nga grupe brenda partisë. Ai tha se nuk i bashkohet një “loje politike me figurina pa vlerë”.

“S’jam në politikë për skenarë të dështuar, por për Kosovën”, ka përmbyllur ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, bashkëpunëtor nga BDP dhe qytetarë të respektuar,

Në betejën politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit po hyj me motivin që të jap kontributin tim me gjithë mundësitë që kam, për të luftuar të keqen që e ka kapluar Kosovën, sektin politik të Albinit, i cili e ka çorientuar shtetin dhe ka mashtruar qytetarët me premtime boshe.

Me Ramush Haradinajn na lidh e kaluara për liri, por edhe përgjegjësia që kemi ndaj vendit nga i cili nuk heqim dorë.

Prandaj rreshtimin tim në këtë betejë e shoh si vazhdimësi të përpjekjeve tona dhe të të gjithë atyre që e duan Kosovën seriozisht dhe pa mashtrime.

E di që kam shumë miq e bashkëpunëtor që kanë pritur të jap kontributin tim krah Bedri Hamzës. Por dua t’ju them hapur, Bedriu në këtë garë është vetëm një kandidat kukull në duarët e “pionerëve” pa libreza të PDK, i thirrur vetëm për me mbajt stafeta me recitue vjersha të shkruara nga “kullerat” e njëjtë që e përdorën më 9 shkurt të cilët duan ta përdorin sërish më 28 dhjetor dhe për ta hedhur pastaj si të papërdorshëm dhe pa asnjë vlerë.

Unë nuk kam mund të jam pjesë e asaj loje.

Unë jam në këtë betejë politike për Kosovën, jo për skenarë të dështuar dhe jo për figurina politike që tunden sipas interesit të dikujt tjetër.

Zafa

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat