Në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, udhëheqësit shtetërorë theksuan rolin vendimtar që akademikët dhe intelektualët kanë pasur në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës, kulturës, identitetit dhe dijes shqiptare.
Presidentja Vjosa Osmani kujtoi se për pesë dekada akademikët punuan në rrethana të vështira, duke kontribuar në formësimin politik, arsimor e kulturor të vendit dhe duke mbajtur gjallë ëndrrën për liri dhe shtet.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vlerësoi sakrificën e mësuesve, studiuesve dhe shkencëtarëve që me përkushtim të jashtëzakonshëm, ruajtën arsimin dhe identitetin kombëtar edhe nën censurë dhe mungesë mjetesh, duke hedhur themelet e dijes dhe artit në Kosovë.
Ndërsa kryeministri Albin Kurti theksoi lidhjen e pandarë mes politikës, shkencës dhe artit, duke rikujtuar se dija dhe krijimtaria, si pjesë e hapësirës publike gjithmonë kanë një dimension politik dhe ndikojnë në shtetin modern.
Së bashku, ata nderuan qindra personalitete që me integritet, punë dhe sakrificë ndërtuan Akademinë dhe kontribuuan në rrugëtimin e Kosovës drejt një shoqërie të lirë, të dijes dhe të vlerave.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se akademikët kanë kontribuar në zhvillimin politik, arsimor dhe kulturor të vendit dhe e kanë lidhur Kosovën me qendrat botërore të dijes. Me punën e tyre – studime, botime, arkiva dhe krijimtari artistike – ata kanë mbajtur gjallë ëndrrën për liri dhe shtet.
Në këtë përvjetor, ajo shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kanë dhënë mund djersë dhe shpesh edhe jetën, në mënyrë që Kosova të ecë përpara si një shtet i lirë dhe modern.
Osmani: Prej 5 dekadash akademikët e Kosovës kanë punuar në rrethana jashtëzakonisht të vështira
“Prej 5 dekadash akademikët e Kosovës kanë punuar në rrethana jashtëzakonisht të vështira kohë pas kohe, por synimi ishte të mbrohet gjuha të mbrohet kultura e mbi të gjitha të mbrohet interesi kombëtar. Ata kanë kontribuar në formim politik arsimor e kulturor dhe e kanë lidhur shtetin tonë me qendrat botërore të dijës kanë artikuluar idetë të cilat i dhanë kuptim rrugës sonë për një shoqëri të vlerave dhe për një shtet modern e të integruar në institucione euroatlantike. Çdo fazë te historisë sonë akademia ka qenë një nga institucionet që nuk është dorëzuar. Studimet, arkivat, botimet, krijimtaria letrare e artistike kanë mbajtur gjallë edhe ëndrrën tonë për liri dhe shtet. Prandaj në këtë përvjetor jubilar kujtojmë me mirënjohje të gjithë ata që dhanë mund e djersë e shumë prej tyre edhe jetën në mënyrë që të ecim përpara si shtet i lirë.” Tha ajo
Bajram Begaj president i Shqipërisë tha se falë përkushtimit të mësuesve, studiuesve dhe shkencëtarëve shqiptarë ndër vite, gjuha, kultura, historia dhe identitetikombëtar shqiptar në Kosovë kanë arritur të mbijetojnë dhe të zhvillohen, pavarësisht kushteve të vështira, censurës dhe mungesës së mjeteve. Ai theksoi se këta njerëz, me dashuri të madhe për atdheun, krijuan themelet e dijes dhe artit në Kosovë.
Në 50-vjetorin e Akademisë, ai u shpreh se po nderohen dhjetëra e qindra personalitete që me punën dhe integritetin e tyre ndërtuan bazat e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Begaj: Falë tyre kultura gjuha dhe historia dhe identiteti kombëtar shqiptar në Kosovë arritën të mbijetonin dhe të lulëzonin
“Kosova kishte një histori dhe trashëgimi të çmuar dijesh të hershme po përpara se kjo godinë dhe ky institucion të merrnin formën që ka sot, këtë trashëgimi sot në këtë jubilent ne e kujtojmë dhe e nderojmë me mirënjohje të thellë udhëheqësit e shkollës shqipe profesorët e normales studiuesit dhe albanologët e parë shqiptar dhjetëra qindra shkencëtarë me përkushtim e sakrificë punuan për të mbajtur gjallë arsimin gjuhën dhe kulturën shqipe. Ata mbase nuk e kishin luksin e traditave të gjata akademike, por patën idealin dhe qëndresën për lirinë dhe për t’i hapur rrugë dijës punuan në kushte të vështira shpesh të mbuluar nga censura shpesh të privuar nga mjetet më elementare të punës shkencore, por me një atdhe të dashurisë sublime, falë tyre kultura gjuha dhe historia dhe identiteti kombëtar shqiptar në Kosovë arritën të mbijetonin dhe të lulëzonin. Prandaj këtë 50 vjetor e festojmë duke nderuar dhe duke nderuar gjithashtu dhjetëra e qindra personalitete të dijës e artit që me punën talentin dhe integritetin e tyre krijuan themelet e akademisë dhe shkencave dhe artëve të Kosovës”, u shpreh ai.
Albin Kurti kryeministri në detyrë theksoi se në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, tha se marrëdhënia mes politikës dhe shkencës është e vjetër dhe e pandarë, që nga Platoni e Aristoteli. Ai theksoi se shkenca, arti dhe akademia gjithmonë lidhen me shtetin dhe pushtetin, sepse dija dhe krijimtaria, duke qenë pjesë e hapësirës publike, kanë domosdoshmërisht një dimension politik.
50 vjetori i Akademisë - Kurti: Pushteti me shtetin lidhen mes tyre mes forumesh dhe fushë betejash - dija dhe arti duke qenë në imanencë publike janë gjithmonë politike
“Do të doja që në këtë përvjetor jubilar bashkë me urimet e mia më të përzemërta për 50 vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në dekadën e tretë të lirisë së Kosovës dhe në dekadën e dytë së Republikës sonë duke u nisur nga pozicioni im si kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës teksa flas nga kjo katedër para jush më lejoni të kujtoj një debat të vjetër dhe kurrë të mbarimtë të mes politikës dhe shkencës që nga themeluesi i akademisë Platoni dhe nxënësi i tij më i shquar i shkencës Aristoteli njëri autor i Republikës e tjetri autor i politikës akademia dhe politika kanë udhëtuar së bashku shkenca dhe artet dhe pushteti me shtetin lidhen mes tyre mes forumesh dhe fushë betejash sepse dija shkencore dhe arti duke qenë në imanencë publike janë gjithmonë politike“, tha Kurti.
Në këtë përvjetor jubilar, udhëheqësit e Kosovës dhe Shqipërisë shprehin mirënjohje për të gjithë ata që me punë, talent, integritet dhe shpesh sakrifica personale, kanë ndërtuar themelet e Akademisë dhe kanë kontribuar në formimin e një shoqërie të lirë, të dijes dhe të vlerave. Kjo përkujdesje dhe përkushtim i gjeneratave të kaluar garanton se kultura, gjuhë dhe identiteti kombëtar shqiptar do të vazhdojnë të mbijetojnë dhe të lulëzojnë në Kosovë.