Ulutash takoi sekretarin e Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë

Aktuale

Ulutash takoi sekretarin e Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 22:20
Komandanti i misionit KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, takoi sekretarin e Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, Sh.E. Jan Stöß.

Komandanti i misionit KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti sot në takim sekretarin e Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, Sh.E. Jan Stöß.

Ulutash gjatë këtij takimi shprehu përkushtimin e misionit që ai drejton për ruajtjen e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, raporton KosovaPress.

Në këtë kontekst, gjenerali Ulutash përgëzoi kontributin e gjatë të Gjermanisë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat