Hafir Hoxha: “Mos lësho pe” – slogan me peshë kulturore dhe identitare

Aktuale

Hafir Hoxha: “Mos lësho pe” – slogan me peshë kulturore dhe identitare

Nga: A.SH Më: 14 dhjetor 2025 Në ora: 13:35
Albin Kurti

Hafir Hoxha ka vlerësuar zgjedhjen e shprehjes “mos lësho pe”, porosi e Lokës drejtuar Albin Kurtit, si slogan të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e shkurtit 2025.

Ai thekson se kjo frazë e thjeshtë, por me domethënie të thellë, përçon mesazhe të qëndresës, vendosmërisë dhe besnikërisë, duke bartur një ngarkesë të fortë emocionale e kulturore që lidhet ngushtë me identitetin shqiptar.

Postimi i plotë:

Fjalia – porosia e Lokës, drejtuar Albin Kurtit në një takim elektoral, “mos lësho pê”, është zgjedhur si slogan i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e shkurtit 2025.

Kjo shprehje e thjeshtë në formë, por e thellë në përmbajtje, bart një ngarkesë të fortë emocionale dhe kulturore. Ajo dëshmon pasurinë e jashtëzakonshme të gjuhës shqipe, e cila përmes pak fjalëve arrin të përcjellë porosi të shumëfishta: qëndresë, vendosmëri, mosdorëzim dhe besnikëri ndaj fjalës së dhënë.

“Mos lësho pê” është një shprehje që jeton në nënvetëdijen kolektive të shqiptarëve. Ajo nuk është thjesht këshillë, por urdhër moral; jo vetëm mesazh politik, por kod karakteri. Pikërisht për këtë arsye, ajo nuk mund të përkthehet plotësisht e as të kuptohet thellë në gjuhë të tjera, sepse kuptimi i saj i vërtetë ekziston vetëm brenda kontekstit kulturor, historik dhe shpirtëror shqiptar.

Në këtë slogan, gjuha shqipe nuk shërben vetëm si mjet komunikimi, por si bartëse identiteti dhe kujtese kolektive.

Lokja me këtë fjalë ti palon krejt filozofit e fakulteteve filozofike e ndoshta edhe botëkuptimin e shumë politikanëve të sotme!!!

Hafir Hoxha

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat