Kurti trazon skenën: 1 miliard euro për ushtri dhe dronë “Made in Kosova”

Aktuale

Kurti trazon skenën: 1 miliard euro për ushtri dhe dronë “Made in Kosova”

Nga: A.SH Më: 21 dhjetor 2025 Në ora: 11:44
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se në mandatin e ardhshëm do të ndahen të paktën 1 miliard euro për mbrojtje dhe ushtri.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka paralajmëruar ndërtimin e fabrikës së municioneve dhe dronëve “Made in Kosova”, si dhe nisjen e programit të rezervës vullnetare.

“Nuk lëshojmë pe për Republikën e sigurt”, ka shkruar Kurti.

“Nuk lëshojmë pe për Republikën e sigurt: në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 miliard euro për mbrojtje dhe ushtri, do të ndërtojmë fabrikën e municioneve dhe dronëve ‘Made in Kosova’ dhe do ta nisim programin e rezervës vullnetare”, shkruan Kurti në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat