Hargreaves viziton KQZ-në në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, thekson profesionalizmin e stafit

Aktuale

Hargreaves viziton KQZ-në në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, thekson profesionalizmin e stafit

Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 10:30
Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në KQZ

Pas një ngërçi politik njëvjeçar, Kosova do të mbajë këtë të diel, më 28 dhjetor, zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Për këtë, ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka shkuar për vizitë në KQZ, ku është takuar me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ku ka theksuar profesionalizmin dhe gatishmërinë e stafit të KQZ-së.

Ambasadori ka uruar që Kosova të ketë edhe një tjetër demonstrim të demokracisë.

“Një tjetër proces zgjedhor është duke u vendosur! Vizita këtë mëngjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, theksoi profesionalizmin dhe gatishmërinë e stafit të KQZ-së, këshilltarëve, të gjithë policisë dhe prokurorëve, të gjithë ata që dita e sotme është një problem. Ka kaq shumë njerëz që punojnë në mbarë vendin. Unë urojedhe një tjetër demonstrim të gjithë demokracisë”, ka shkruar ambasadori në Facebook

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat