Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbardhjen e rastit

Aktuale

Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbardhjen e rastit

Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 18:36
Ilustrim

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar rastin e fotografimit të votës në Komunën e Suharekës.

Bytyqi ka njoftuar se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe vërtetësisë së rastit.

“Sot është raportuar se një person ka fotografuar votën dhe e ka publikuar atë në aplikacionin WhatsApp.

Policia, në konsultim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe vërtetësisë së rastit”, thuhet në konfirmim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat