Kryeziu: Diaspora mund ta rrezikojë kalimin e pragut për AAK-në

Aktuale

Kryeziu: Diaspora mund ta rrezikojë kalimin e pragut për AAK-në

Nga: A.SH Më: 29 dhjetor 2025 Në ora: 08:37
Kadri Kryeziu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 5.68 për qind të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Megjithatë, profesori Kadri Kryeziu ka paralajmëruar se AAK ende nuk e ka të sigurt kalimin e pragut zgjedhor.

Sipas tij, procesimi i votave nga diaspora mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar dhe ta përmbysë pragun për këtë subjekt politik.

“AAK nuk e ka të sigurt kalimin e pragut.

Procesimi i votave nga diaspora mund ta përmbysë pragun”, shkruan Kryeziu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat