Nga familja e veprimtarit të ndjerë Haki Imeri, kanë reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të djeshme. Në këtë postim në facebook, urojnë koalicionin LVV-Guxo-PSHDK-Alternativa për fitoren në zgjedhje.
Ndërsa për opozitën thonë se përveq që humbi, edhe u zvogëlua.
“Gjuha e ndyrë dhe kërcënimet e Sami Lushtakut u hodhën në humnerë nga sovrani”, thuhet në këtë postim.
Postimi i plotë:
Miq,
-Urime fitorja plebishitare e koalicionit LVV–GUXO–PSHDK–Alternativa.
-Fatbardhesisht opozita, jo vetëm që mbeti opozitë, por edhe u zvogëlua..
-Hibridet mediatike me sondazhet e tyre të rreme, po ashtu, u hodhën në humnerë nga sovrani.
-As hibrideve, as opozitarëve parapolitik nuk u beson më askush. --
-Tash, të zvogëluar, do shkojnë drejt një 'zhdukje' politike.
-Gjuha e ndyrë dhe kërcënimet e Sami Lushtakut u hodhën në humnerë nga sovrani.
-Arroganca dhe demagogjia, fodullaku i Lumir Abdixhikut po ashtu u refuzuan nga sovrani.
-“Rruga e re” e tij përfundoi.
-Pra populli e ka zakon t’i thotë gjërat drejt, dhe fuqishem.
-Të gjithë ata që i shkuan pas Lumirit duhet të kërkojnë prej tij përgjegjësi.
-Bedri Hamza doli humbes dhe natyrisht se urdherohej e drejtohej nga Shiku e , qelia e Hages ..
-Koalicioni LVV–GUXO–PSHDK–ALTERNATIVA i nxori jashtë loje marionetat e shikut brenda LDK-se .
-Opozitarët që shanë, kërcënuan dhe intimiduan popullin, sot morën përgjigjen për të cilën nuk kanë as të drejtë ankese.
-Urime Fitorja Albin Kurti , Vjosa Osmani Donika Gervalla , Baci Halil Geci ❤️❤️❤️❤

️