Nisma e Fatmir Limajt s’e kaloi pragun, kaq vota mori

Aktuale

Nisma e Fatmir Limajt s’e kaloi pragun, kaq vota mori

Më: 29 dhjetor 2025 Në ora: 14:54
Fatmir Limaj

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Rrethimin politik, siç e quajti vet kreu i partisë s’mundën ta shkelin dhe morën vetëm 1.71 për qind të votave.

As në Malishevë, komunë kjo që konsiderohej bastion i këtij subjekti politik, nuk dolën të parët. Atje morën 31,22% apo 8,237 vota.

Në total, bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 99.65 të votave të numëruara për subjekte politike, Nisma është votuar nga 14 mijë e 980 qytetarë.

Rezultatet edhe nga Qendrat Komunale të Numërimit tashmë po procesohen.

Image
KQZ
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat