Basha: Ndërrimi i viteve na jep energji dhe shpresë të re

Aktuale

Basha: Ndërrimi i viteve na jep energji dhe shpresë të re

Më: 31 dhjetor 2025 Në ora: 21:39
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. (Fotografi nga Facebook.)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka uruar të gjithë qytetarët, Vitin e Ri 2026.

Postimi në Facebook:

"Të dashur qytetarë, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, urime të gjithëve Vitin e Ri 2026. 

Pas një viti që patëm përplot sfida politike, shpresoj se viti i ardhshëm do të jetë vit i stabilitetit institucional dhe i progresit ekonomik e shoqëror për të gjithë pa dallim. 

Ndërrimi i viteve na jep energji dhe shpresë të re, dhe me këtë rast nga thellësia e zemrës uroj që viti 2026 t’ju sjellë shëndet, sukses e gëzime të përditshme dhe harmoni në familjet tuaja. Urime të gjithëve dhe suksese e mbarësi më 2026!", ka shkruar Basha në 'Facebook'.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat