Cakolli: Nëse deri më 5 mars nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Aktuale

Cakolli: Nëse deri më 5 mars nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Më: 7 janar 2026 Në ora: 19:48
Eugen Cakolli

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka folur rreth një mundësie që Kosova të shkojë sërish në zgjedhje, në qoftë se nuk zgjidhet presidenti/ja.

Ai deklaroi se nëse deri më 5 mars në mesnatë nuk zgjidhet i pari i vendit, Kosova shkon në zgjedhje.

“Unë besoj që ka gjasa reale që Vjosa Osmani t’i sigurojë votat e nevojshme për të qenë presidente përmes bashkëpunimit me akterë brenda LDK-së dhe eventualisht të ndonjë deputeti individual.

Por më së voni presidenti do të duhet të zgjidhet deri më 5 mars, nëse nuk ka president të zgjedhur deri më 5 mars në mesnatë, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme”, tha Cakolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat