Komandanti i KFOR-it priti Shefin e UNMIK-ut në Prishtinë, në fokus situata e sigurisë në Kosovë

Aktuale

Komandanti i KFOR-it priti Shefin e UNMIK-ut në Prishtinë, në fokus situata e sigurisë në Kosovë

Më: 8 janar 2026 Në ora: 15:23
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefin e UNMIK-ut, z. Peter N. Due dhe Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefin e UNMIK-ut, z. Peter N. Due.

Sipas njoftimit zyrtar, takimi u përqendrua në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, si dhe në thellimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet KFOR-it dhe UNMIK-ut.

Gjeneralmajor Ulutaş riafirmoi përkushtimin e KFOR-it për koordinim të vazhdueshëm me UNMIK-un, me qëllim ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në mbarë Kosovën.

“KFOR-i theksoi se vazhdon zbatimin e mandatit të tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në garantimin e sigurisë, stabilitetit dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat